Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar se Qeveria e Malajzisë do ti dhurojë Kosovës ndihmë anti-COVID19, donacion 1 milion maska dhe 30,000 dorëza.
Ajo ka falënderuar Ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, Qeverinë dhe popullin malajzias, të cilët edhe pse në distancë fizike me Kosovën, nga Azia Juglindore solidarizohen dhe i vihen në ndihmë Kosovës dhe gjendjes së rëndë pandemike nëpër të cilën po kalojmë.
Njoftimi i plotë:
Pas videokonferencës që zhvillova me homologun e Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein me datë 6 korrik, sot u njoftuam se Qeveria e Malajzisë kanë vendosur t’i dërgojnë Republikës së Kosovës ndihmë anti-COVID19, donacion prej 1 milion maska dhe 30,000 dorëza, të cilat do të arrijnë ditëve në vijim në Kosovë.
Falënderoj përzemërsisht Ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, Qeverinë dhe popullin malajzias, të cilët edhepse në distancë fizike me Kosovën, nga Azia Juglindore solidarizohen dhe i vihen në ndihmë Kosovës dhe gjendjes së rëndë pandemike nëpër të cilën po kalojmë.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...