Një aksident me pasojëvdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Kuçovës.
Aksidenti është regjistruar në orën 06:30 minuta në vendin e quajtur “Meteor”. Një 31-vjeçar që ishte duke qarkulluar me automjetin e tij, tip Fiat Punto, me targa AA 667 LK, ka përplasur një burrë rreth 70-vjeç që po udhëtonte me biçikletë në rrugë.
Mjeti që drejtohej nga Marineo Bregu dhe i moshuar që lëvizte me biçikletë ishin duke qarkulluar në të njëjtin sens kur makina e ka goditur të moshuarin nga pas.
Fillimisht 70-vjeçari ka fluturuar në xhamin e përparmë të mjetit dhe më pas ka rënë në rrugë. Trupi i të moshuarit ka ngelur disa minuta pa jetë në rrugë, në pritje të ambulancës dhe më pas është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit. Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe vendbanimi i tij, ndërkohë që në morg nuk ka mbërritur ende asnjë familjar i viktimës. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe ekspertë të qarkullimit rrugor, të cilët kanë kryer edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes. Sipas policisë, shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtësia me të cilën automjeti ishte duke qarkulluar në këtë rrugë.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...