Majlinda tregon se si e vogël e provoi edhe basketbollin - Gazeta Express
string(56) "majlinda-tregon-se-si-e-vogel-e-provoi-edhe-basketbollin"

Sport

Gazeta Express

07/12/2021 21:14

Majlinda tregon se si e vogël e provoi edhe basketbollin

Sport

Gazeta Express

07/12/2021 21:14

Majlinda Kelmendi është e ftuar në emisionin Pressing të T7 ku është duke zbuluar gjithçka nga jeta e saj.

Ajo mbrëmë zyrtarisht u pensionua dhe u dekorua nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me urdhrin “Shotë Galica”.

Lexo Edhe:

Xhudon e kam pasur pasion si fëmijë. Kam tentuar me disa shoqe kam shkuar për të luajtur basketboll, por aty nuk ma ka dashur aspak. Xhudo më ka fjet në shpirt”, u shpreh Majlinda.

Për nder të xhudistes më të suksesshme kosovare, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka organizuar një ceremoni shtetërore.

Osmani e dekoroi Majlinda Kelmendin me urdhrin “Shotë Galica”.

Majlinda konsiderohet si sportistja më e madhe që e ka pasur ndonjëherë Kosova, shkruan “Gazeta Express”.

Ajo e arriti kulmin e karrierës në vitin 2016 kur ia solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike nga “Rio 2016”.

Ndër të tjera, ajo është shpallur dy herë kampione botërore dhe katër herë kampione evropiane.

Në total, Majlinda i ka fituar 46 trofe në sportin e xhudos.

Në gara të rëndësishme, ajo i ka koleksionuar 29 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta. /Gazeta Express/