Majlinda, Distria e Nora, kolonelet më të reja të Ushtrisë Shqiptare - Gazeta Express
string(66) "majlinda-distria-e-nora-kolonelet-me-te-reja-te-ushtrise-shqiptare"

Sport

Gazeta Express

06/04/2023 10:19

Majlinda, Distria e Nora, kolonelet më të reja të Ushtrisë Shqiptare

Sport

Gazeta Express

06/04/2023 10:19

Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova sot edhe zyrtarisht janë bërë pjesë e Ushtrisë së Shqipërisë.

Kampionet olimpike nga Kosova janë graduar përmes një ceremonie ushtarake si sportiste kampione.

Ceremoninë zyrtare e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Trajneri i tyre, Driton Kuka e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka zbuluar kolonelet më të reja të Ushtrisë Shqiptare, shkruan “Gazeta Express”.

Ai ndihet krenar që kampioneve olimpike iu bë ky nder nga Shqipëria.

“Me Kolonelet e Ushtrisë Shqiptare. Ceremonia e gradimit në Ministrinë e Mbrojtjes Shqiptare! Krenar”, ka shkruar Kuka. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement