Reperi Majk është në lidhje dhe fotot në Instagram ia zbulojnë këtë ‘dashtë e pa dashtë’.
Disa fotografi të postuara në rrjetin social Instagram kanë mjaftuar që ndjekësit e reperit Majk të zbulojnë lidhjen e tij të re.
Lexuesit e Gazetës Express i kanë vërejtur disa detaje në fotot e Majk dhe Blerta Veselit, të cilët po shihem vazhdimisht bashkë e të pranishëm në fotot e njëri-tjetrit.
Në dy nga fotografitë që dushja kanë postuar, vërehen një palë syze, të cilat janë të Blertës, e derisa ajo pozon me syzet në tavolinë, Majk pikërish me këto syze të vendosura, shfaqet në foton e postuar nga ai vetë.


E shum pak ditë pas këtyre fotove, është vetë Majk ai i cili ka bërë një veprim që disi e ka konfirmuar lidhjen e dyshes.
Ai ka marrë telefonin e Blertës dhe ka bërë një ‘selfie’, të cilën e ka postuar pikërisht në ‘story’ të Instagramit të saj, shkruan Gazeta Express.

Ai ka shkruar fjalën ‘Hacked’ mbi fytyrën e tij, ndërsa ‘story’ shumë shpejt është fshirë nga profili i Blertës.
Blerta Veseli është Miss Universe Kosova 2020./Gazeta Express/




Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...