Macron: Të ndalohet turqizimi i shqiptarëve të Maqedonisë - Gazeta Express
string(56) "macron-te-ndalohet-turqizimi-i-shqiptareve-te-maqedonise"

Macron: Të ndalohet turqizimi i shqiptarëve të Maqedonisë

Ballina

Gazeta Express

25/07/2022 19:05

Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka folur sot në lidhje me propozimin Francez që ishte pika kyçe e cila ndihmoi Maqedoninë e Veriut që të hapen bisedimet e vendit tonë me BE-në.

Presidenti Francez në një deklaratë për mediat franceze ka habitur me atë që tha ku theksoi se Maqedonia e Veriut duhet të integrohet shpejtë në BE dhe për këtë qeveria aktuale dhe ajo që do të vijë në të ardhmen duhet të punojnë shumë për popullatën që jeton në Maqedoninë e Veriut.

Lexo Edhe:

Macron citoi se tek popullata shqiptare në RMV po punohet nga disa shërbime te huaja për turqizimin e tyre sipas tij dhe qëllimi është që deri në vitin 2050 të ketë një rritje drastike të përqindjes së turqve në RMV.

Dhe për ta parandaluar këtë asimilim të popullatës Shqiptare në RMV duhet që partitë politike Shqiptare në RMV të punojnë nga afër me popullin e tyre.

Këtë deklaratë Macron e dha gjatë një fjalimi me mediat atje në një konferencë të mbajtur.