Lutfi Haziri: LDK i sheh bizneset si partnerë për zhvillim, sektori privat është shtylla e zhvillimit - Gazeta Express
string(99) "lutfi-haziri-ldk-i-sheh-bizneset-si-partnere-per-zhvillim-sektori-privat-eshte-shtylla-e-zhvillimit"

Zgjedhjet

Gazeta Express

02/06/2026 17:38

Lutfi Haziri: LDK i sheh bizneset si partnerë për zhvillim, sektori privat është shtylla e zhvillimit

Zgjedhjet

Gazeta Express

02/06/2026 17:38

Kandidati i LDK’së për deputet, Lutfi Haziri, ka vizituar sot bizneset në qytetin e tij të lindjes.

Haziri ka thënë se LDK i sheh bizneset si partnerë për zhvillimin e qytetit dhe të gjithë vendit.

Postimi i plotë:

Kauzën e tregut të lirë e kemi fitu. Liria, pavarësia dhe ekonomia janë baza e mirëqenies.

Zhvillimi, ndërkaq, i atribuohet atyre bizneseve që i kemi vizituar dhe atyre që do t’i vizitojmë gjatë ditëve në vazhdim.

LDK bizneset i sheh si partnerë në zhvillim të qytetit e Kosovës, për ta ndërtuar bashkë Gjilanin e Anamoravën, me kujdesin e veçantë të shtetit. 

Sektori privat është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik dhe Gjilani ka potencial të madh për të krijuar një klimë biznesi më konkurruese.

Vazhdojmë t’u qëndrojmë afër këtyre bizneseve, të cilat me brendin që i kanë dhënë Gjilanit e Kosovës, na bëjnë krenarë. Mirënjohës përjetë!

Advertisement
Advertisement
Advertisement