Lushtaku: Jam për kthimin Limajt, këtë qëndrim do ta mbajë edhe në takimin e kryesisë së PDK'së - Gazeta Express
string(92) "lushtaku-jam-per-kthimin-limajt-kete-qendrim-do-ta-mbaje-edhe-ne-takimin-e-kryesise-se-pdkse"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 9:32

Lushtaku: Jam për kthimin Limajt, këtë qëndrim do ta mbajë edhe në takimin e kryesisë së PDK’së

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 9:32

Ish-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku është deklaruar pro rikthimit të Fatmir Limajt në këtë parti.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se po të varej nga ai, kjo çështje do të ishte e kryer pasi është pro kthimit të tij në parti, megjithatë vendimin e merr kryesia e PDK-së.

Lushtaku thotë se edhe në mbledhjen e Kryesisë do të mbajë qëndrimin për rikthimin e Limajt në PDK.

“Miq të dashur, më keni dërguar shumë pyetje lidhur me kthimin e Fatmir Limajt në PDK. Po të varej nga unë, kjo çështje do të ishte e kryer, sepse qëndrimi im ka qenë dhe mbetet PËR. Vendimin e merr Kryesia e PDK-së, por unë do ta mbaj këtë qëndrim edhe në mbledhjen e Kryesisë. Uroj që ta respektojmë vullnetin e elektoratit dhe, bashkërisht, ta fuqizojmë PDK-në”, ka shkruar ish-deputeti në Facebook.

Advertisement
Advertisement
Advertisement