Lulzim Basha: PD s'ka marrë kurrë financime nga Rusia, drejtësia foli - Gazeta Express
string(66) "lulzim-basha-pd-ska-marre-kurre-financime-nga-rusia-drejtesia-foli"

Shqiperi

Gazeta Express

14/09/2022 11:13

Lulzim Basha: PD s’ka marrë kurrë financime nga Rusia, drejtësia foli

Shqiperi

Gazeta Express

14/09/2022 11:13

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ka hedhur poshtë deklaratën e zyrtarit të SHBA se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017, gjatë kohës kur ai ishte në kryetar i saj.

Duke theksuar se PD s’ka marrë kurrë financime të huaja, e aq më pak ruse, Basha shprehet se pasi qarkulluan në media këto pretendime disa vite më parë, ka kërkuar hetime dhe se në fund “drejtësia hodhi poshtë çdo pretendim”.

Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja“, shkruan Basha.

Në reagimin e tij në Twitter ish-kreu i PD thekson se është krenar për partneritetin e palëkundur me SHBA.

Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shton Basha në reagim

Zëri i Amerikës dhe media ndërkombëtare BBC shkruajtën se një funksionar i administratës amerikane, ka treguar rezultatet e hetimit të National Intelligence, shërbimeve sekrete amerikane, në të cilat sipas tyre rezulton se financimet e Moskës mund të jenë shtirë edhe në Shqipëri, konkretisht në Partinë Demokratike. Sipas artikullit Rusia kishte shpenzuar rreth 500,000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017. Raportohet se gjithashtu financoi partitë ose kandidatët në Bosnjë, Mal të Zi dhe Madagaskar.

Autoritetet ruse deri më tani nuk kanë bërë asnjë deklaratë publike mbi pretendimin e SHBA.

Kujtojmë se ish-kreu i PD është hetuar më herët nga drejtësia në lidhje me këto akuza. Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezultoi e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit duke ngritur dyshime për origjinën e parave. Kjo solli nisjen e hetimeve nga prokuroria, hetime që më pas u pushuan nga gjykata.

Pasi dëgjoi palët, gjykata arriti në përfundimin se nuk ka fakte që të provojnë akuzat e ngritura për falsifikim të formularëve, në lidhje me deklarimet e Partisë Demokratike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për shpenzimet e fushatës elektorale të vitit 2017. 

/Gazeta Express


Advertisement
Advertisement
Advertisement