Lobimi rus, PD kërkon rihapjen e hetimeve: Përgjegjësitë bien mbi Bashën - Gazeta Express
string(70) "lobimi-rus-pd-kerkon-rihapjen-e-hetimeve-pergjegjesite-bien-mbi-bashen"

Lobimi rus, PD kërkon rihapjen e hetimeve: Përgjegjësitë bien mbi Bashën

Shqiperi

Gazeta Express

14/09/2022 12:24

Partia Demokratike ka kërkuar që të rihapen hetimet në lidhje me çështjen e lobimit rus pas publikimit të lajmit të bazuar në raportin e shërbimeve inteligjente të SHBA ku thuhej se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017, gjatë kohës kur Lulzim Basha ishte në krye të kësaj partie.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo u shpreh se: “Partia Demokratike ka denoncuar përdorimin e kësaj afere për marrjen peng të këtij individi me qëllim shkatërrimin e Partisë Demokratike. PD ka denoncuar ndërhyrjen direkte të Edi Ramës, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Engjëll Agaçi për mbylljen e çështjes në ngarkim të Lulzim Bashës për këtë aferë. Partia Demokratike do t’u kërkojë forumeve të saj ngritjen e një grupi pune për ndërmarrjen e një auditi të imtësishëm nën drejtimin e një Komisioni të Posaçëm. Raporti i auditimit do t’i prezantohet Kryesisë, Këshillit Kombëtar, Grupit Parlamentar, dhe do të publikohet. Gjithë përgjegjësitë për këtë bien mbi Lulzim Bashën, i cili për orekset, agjendat, hallet dhe shkeljet personale, vendosi të rrënonte sovranitetin e Partisë Demokratike dhe të merrte zvarrë vullnetin e demokratëve”, u shpreh Garo.

Lexo Edhe:

“Partia Demokratike kërkon rihapjen e menjëhershme të çështjes në fjalë, të mbyllur me ndërhyrjen e Edi Ramës tek gjyqtarët e korruptuar, i cili më parë kishte denoncuar vetë financimin e Lulzim Bashës nga rusët, por tani i duhej te shpëtonte pengun e tij të dobishëm për të shkatërruar Partinë Demokratike. Rruga tipike mafioze që u gjet për këtë ishte mosdërgimi, në kundërshtim të hapur me ligjin, i dosjes në Gjykatën e Lartë. Partia Demokratike kërkon transparencë dhe një proces të qartë publik. Ajo është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet shqiptare dhe të vendeve partnere për zbardhjen e plotë të së vërtetës së kësaj çështjeje, dhe deklaron se misioni i saj ka qenë dhe vijon të jetë vokacioni perëndimor i kombit shqiptar dhe besnikëria ndaj vlerave themelore që ndajmë me partnerët tanë”, shtoi zëdhënësja e PD-së.

Vetë ish kreu i PD Lulzim Basha, ka hedhur poshtë deklaratën e zyrtarit të SHBA duke theksuar se PD s’ka marrë kurrë financime të huaja, e aq më pak ruse. Basha shprehet se pasi qarkulluan në media këto pretendime disa vite më parë, ka kërkuar hetime dhe se në fund “drejtësia hodhi poshtë çdo pretendim”.

Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja“, shkruan Basha.

Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shton Basha në reagim.

Basha është hetuar më herët nga drejtësia në lidhje me këto akuza por Gjykata e ka mbyllur çështjen pasi nuk ka pasur prova.

/Gazeta Express