Lukaku: Golat janë droga ime, jetoj të shënoj sa më shumë - Gazeta Express
string(55) "lukaku-golat-jane-droga-ime-jetoj-te-shenoj-sa-me-shume"

Gazeta Express

03/04/2020 14:54

Lukaku: Golat janë droga ime, jetoj të shënoj sa më shumë

Gazeta Express

03/04/2020 14:54

Qendësulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, ka sqaruar se shënimi i golave është droga e tij, përderisa ka shtuar se ai e di se duhet t’i ndihmojë skuadrës edhe duke asistuar për bashkëlojtarët e tij, gjë që ka thënë se ia thekson trajneri Antonio Conte.

Sezoni aktual i Serisë A, ku luan Romelu Lukaku me Interin, është pezulluar shkaku i pandemisë së koronavirusit, që e ka lënë Italinë si njërën ndër vendet më të prekura në botë, me mbi 83 mijë raste të konfirmuara me koronavirusit, përderisa deri më 2 prill janë regjistruar mbi 13 mijë vdekje, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Para se të pezullohej sezoni, Lukaku kishte qenë duke shkëlqyer për zikaltrit e Antonio Contes, duke i shënuar 17 gola dhe duke i asistuar dy të tjera në 25 ndeshjet e zhvilluara në kampionatin elitar italian.

“Kur ti pjekesh si futbollist, e kuptoj se nuk është gjithçka për ty më. Natyrisht se shënimi i golave është gjëja ime, është droga ime, është ajo për të cilën jetoj. Por, sa më shumë që rritesh, duhet ta përdorësh inteligjencën sepse unë gjithmonë them se jam student i këtij sporti”, ka thënë Lukaku.

“Unë dua ta ndihmoj skuadrën time. Unë dua të jem në gjendje të bëj asiste sepse nuk mund të jem unë golashënuesi i vetëm, duhet të jetë edhe ai afër meje. Të gjithë duhet të ndihemi të rëndësishëm. Nëse unë nuk mund të gjuajë, atëherë do të tentoj ta bëjë një pasim të mirë”.

“Kur ne i analizojmë ndeshjet, kur ne gjuajmë nga pozita nga ku nuk duhej ta kishim gjuajtur topin, Conte e ndërpret videon dhe pastaj na thotë: “Shikoni, në këtë rast, një lojtar i madh do ta bënte një pasim të mirë””. /Gazeta Express/