Luizi zgjidhet lider, ndan punët e shtëpisë - Gazeta Express
string(42) "luizi-zgjidhet-lider-ndan-punet-e-shtepise"

Luizi zgjidhet lider, ndan punët e shtëpisë

TV/Film

Gazeta Express

14/04/2023 21:09

Pasi të gjithë banorët shkuan një më një në dhomën e rrëfimit për të votuar, Nita shkoi sërish në dhomën e ndenjjes për të lexuar letrat e votimit.

Më shumicë votash, Luizi u shpall lider i shtëpisë për këtë javë. Ç’ka do të thotë që ai mund të ketë avantazh nesër në lojë.

Lexo Edhe:

Pas leximit të votave, ai nisi menjëherë me ndarjen e punëve.

Ndonëse më parë nuk e ka kërkuar asnjëherë pozicionin e liderit, me argumentin se nuk e bën dot, mendimi i tij ka ndryshuar kohët e fundit, kur pjesa më e madhe e banorëve që kanë patur pozicionin e liderit, kanë patur edhe avatazh në lojë.