Lufta e Hitlerit dhe disa leksione të vlefshme për sot - Gazeta Express
string(54) "lufta-e-hitlerit-dhe-disa-leksione-te-vlefshme-per-sot"

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

30/05/2022 16:45

Lufta e Hitlerit dhe disa leksione të vlefshme për sot

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

30/05/2022 16:45

Ndonjëherë njerëzit detyrohen të luftojnë për të ruajtur lirinë dhe jetën e tyre. Ndonjëherë mendojnë se janë të detyruar të zgjedhin midis luftës dhe mbetjes në hije. Por vitet midis dyluftërave botërore, të karakterizuara nga kaosi social dhe kriza e rëndë ekonomike, ndryshuan gjithçka

Nga Michael Stein

Lexo Edhe:

Duke parë luftën e parë të madhe që po zhvillohet në Evropë që nga viti 1945, sërish një luftë e nisur nga një diktator absolut, krahasimi i Vladimir Putinit me Adolf Hitlerin është shumë joshës. E megjithatë, midis të dyve ekzistojnë disa dallime domethënëse, gjë që ofron njëfarë shprese.

Sepse le ta pranojmë:Nëse Putini do të ishte tamam si Hitleri, ai thjesht do të hidhte disa bomba bërthamore dhe do të lante duart me Ukrainën. Meqë ka shumë spekulime rreth mendimeve dhe historisë së Putinit, dhe unë nuk kam ndonjë njohuri apo ide unike në këtë fushë, do të përqendrohem tek Lufta e Hitlerit, ku lexuesi do të jetë në gjendje të krahasojë veprimet e Putinit, bazuar në informacionin më të përditësuar që do ketë më dispozicion.

Përgatitja

Lufta ishte planifikuar herët. Plani bazë mund të gjendet në autobiografinë e Hitlerit “Mein Kampf”, botuar në vitin 1925. Ai donte të krijonte një perandori agro-industriale që shtrihej deri në Urale, të ashtuquajturin “Rajhu i Tretë”, që supozohej të ekzistonte për një mijë vjet.  Elita në pushtet do të ishte e pastër në aspektin racor. Hebrenjtë do të vriteshin ose do të dëboheshin. Më të arsimuarit në vendet sllave (Poloni, Ukrainë, Rusi etj) do të eliminoheshin, ndërsa pjesa tjetër e popullsisë sllave do të skllavërohej.

Teoritë themelore ishin:racat sipërore dhe ato inferiore, nevoja gjermane për “Lebensraum” (hapësirën jetike, pra nevoja për tokë dhe burime më pjellore).  Mjerisht, mesazhi i “Mein Kampf” u shpërfill në përgjithësi. Edhe pse Çurçill lexoi një përkthim të tijin në anglisht rreth viteve 1935-1936, dhe e mori seriozisht.

Para se të ngjitej në pushtet dhe në vitet e tij të hershme si kancelar, Hitleri ishte një politikan shumë kompetent dhe i pamëshirshëm. Ai ishte karizmatik dhe bindës. Retorika e tij antisemite forcohej dhe dobësohej në varësi të audiencës. Ai ndëmori një program të suksesshëm ekonomik, duke e ulur papunësinë nga 34 për qind në janar 1933, në gati një punësim të plotë në vitin 1936.

Një pjesë e madhe e popullsisë nuk i kishte mbështetur nazistët para vitit 1933. Tre vite më vonë Hitleri, u rizgjodh në detyrë me 99 për qind të votave. Përgatitja për luftën nisi që në vitin 1933. Shpenzimet për riarmatimin e vendit u bënë një pjesë e rëndësishme e buxhetit gjerman, por shumat e shpenzuara u mbajtën sekret, për të shmangur frikën nga inflacioni.

Në vitin 1938 Gjermania ishte gati për luftë.

Nisja e luftës

Franca dhe Anglia kërcënuan me luftë, dhe ushtria gjermane ishte nervoze. Madje gjeneralët planifikuan një grusht shteti nëse do të dështoin negociatat. Por kryeministri britanik Nevil Çamberlein, e lejoi Hitlerin të merrte çfarë të donte, dhe Franca ndoqi të njëjtën linjë.

Gjermanët nuk e donin luftën, por Hitleri po, ndaj ai paraqiti kërkesa të tjera. Pas Austrisë dhe një pjesë të Çekosllovakisë në listë ishte Polonia, ose më saktë, qyteti i lirë i Dancigut/Gdansku. Por këtë herë Britania dhe Franca qëndruan përkrah aleatit të tyre. Më 1 shtator 1939 shpërtheu lufta.

Ajo ishte në fillim jopopullore në Gjermani (të paktën deri në fitoret e shpejta ndaj Polonisë dhe Francës). Në fillim, Hitleri ishte një udhëheqës lufte jashtëzakonisht i aftë. Por shumë shpejt filluan të shfaqen të metat e planit të luftës.

U vu re se ideologjia nuk i përshtatej realitetit. Ushtria angleze u arratis përmes Dankirkut, duke lënë pas shumë pajisje. Gjithsesi Britania nuk ishte e gatshme të negocionte një armëpushim. Ajo vendosi të luftojë, duke marrë gjithnjë e më shumë mbështetje nga SHBA-ja.

Rusia dhe Holokausti

Hapi tjetër në planin e Hitlerit ishte pushtimi i Rusisë, i nisur në verën e vitit 1941. Në fillim gjithçka shkoi sipas planit. Por rezistenca ruse u ashpërsua, dhe gjatë dimrit të viteve 1941-1942, ushtria gjermane iu afrua humbjes. Në dhjetorin e vitit 1941, Gjermania i shpalli luftë Shteteve të Bashkuara, pasi Japonia sulmoi Pearl Harbour.

SHBA-ja e mbështeti shumë Britaninë e Madhe, sidomos pas nënshkrimit të Aktit të Qirasë në marsin e vitit 1941, që i dha mundësi qeverisë amerikane të furnizonte me furnizime luftarake, duke përfshirë armë dhe municione falas, vendet që luftonin kundër Gjermanisë dhe Japonisë.

Megjithatë, shpallja e luftës nënkuptonte se gjithnjë e më shumë furnizime po kalonin në Rusi dhe Britani, dhe që vetë ushtria amerikane do t’i bashkohej luftës kundër Gjermanisë. Viti që pasoi ishte pika e kthesës së luftës. Trupat gjermane u mposhtën në nëntor 1942 nëBetejën e Dytë të El-Alamein.

Ndërkohë ushtria gjermane u dorëzua në portat e Stalingradit në shkurtin e vitit 1943. Kështu nisi tërheqja e gjatë nga Rusia. Diçka duhet të ndryshonte në planet e luftës së Hitlerit, ndoshta në fundin e vitit 1942, kur e kuptoi se lufta ishte e humbur. Një zgjedhja e arsyeshme do të kishte qenë një mbrojtje e gjatë dhe e zgjatur e vendit, duke shpresuar se aleatët do të përçaheshin, dhe një lloj paqeje kompromisi do të siguronte mbijetesën e Gjermanisë.

Këtë rrugë kishte ndjekur Frederiku II kur Lufta Shtatë Vjecare u kthye kundër tij. Mund të kishte pasur edhe një shans të vogël më vonë, nëse do të shmangeshin tmerret e Holokaustit. Por Hitleri kishte vendosur jo veëm të luftonte deri në fund, por kishte planifikoi të shkatërronte sa më shumë të ishte e mundur.

Drejt fundit

Lufta vazhdoi dhe gjermanët mbetën besnikë. Pavarësisht bllokadave dhe bombardimeve  të shumta, prodhimi ushtarak i Gjermanisë u rrit, duke arritur kulmin në vitin 1944. Edhe standardi i jetesës së qytetarëve mbeti relativisht i lartë deri në vitin 1943. Furnizimet ushqimore ishin ende të mjaftueshme në vitin 1944.

Në korrik 1944, kur zbarkimi i suksesshëm aleat në Normandi dhe ofensiva ruse, e bëri të qartë se lufta ishte e humbur, një grup oficerësh të rangut të lartë tentuan një grusht shteti ndaj Hitlerit, por dështuan. Shumica e gjermanëve vazhduan ta mbështesnin Hitlerin dhe regjimin nazist deri në fundin e vitit 1944.

Drejtësia e pavendosur dhe tragjedia e luftës

Gjermania kapitulloi në majin e vitit 1945. Udhëheqësit e saj u ndoqën penalisht (më të famshmet janë gjyqet e Nurembergut), dhe disa nga përkrahësit më aktivë të regjimit nazist dhe ushtrisë u dënuan, por në përgjithësi drejtësia nuk u vendos. Shumë pak gjermanë u ndoqën penalisht për mizoritë e tmerrshme të kryera në frontin lindor.

Nga ana tjetër, as ushtarët sovjetikë nuk u ndoqën penalisht për mizoritë e kryera në Gjermani dhe as aleatët për sulmet me bomba ndaj qyteteve gjermane pa ndonjë rëndësi ushtarake. Një pjesë e tragjedisë së Luftës së Dytë Botërore, është se nuk kishte asnjë arsye që gjermanët ta nisnin atë.

Ndonjëherë njerëzit detyrohen të luftojnë për të ruajtur lirinë dhe jetën e tyre. Ndonjëherë mendojnë se janë të detyruar të zgjedhin midis luftës dhe mbetjes në hije. Por vitet midis dyluftërave botërore, të karakterizuara nga kaosi social dhe kriza e rëndë ekonomike, ndryshuan gjithçka.

Leksionet për luftën e sotme në Ukrainë

1. Paqja nuk është e mundur, në rast se njëra palë synon luftën. Por një qasje toleruese mund t’i japë kohë palës që e dëshiron paqen. Dhe ajo mund të përdorë këtë kohë për të forcuar ushtrinë, dhe që popullsia e saj të jetë më e bashkuar.

2. Një vend me një ekonomi shumë të ndërlikuar, mund të mbështesë luftërat moderne, pavarësisht nga ndërprerja e lidhjeve tregtare dhe sulmet e rënda me bomba.

3. Popullsia dhe ushtria janë mbështetëse edhe në një luftë humbëse. Një grusht shteti apo një kryengritje nuk ka gjasa të ndodhë (gjithsesi surprizat janë të mundshme).

4. Qëllimet luftarake të një udhëheqësi apo një qeverie, mund të ndryshojnë nga ato të deklaruara publikisht.

5. Në rast se një qeveri apo vend ka probleme, lufta ka tendencën të jetë zgjidhja e gabuar. Lufta ka të ngjarë t’i përkeqësojë problemet, dhe jo t’i zgjidhë ato.

6. Pas përfundimit të luftimeve, synimi duhet të jetë paqja. Drejtësia mund të jetë e mundur, por paqja duhet të jetë prioriteti kryesor. / “History of Yesterday” – Bota.al