Luana Vjollca do të bëhet imazh i firmës së njohur ndërkombëtare - Gazeta Express
string(64) "luana-vjollca-do-te-behet-imazh-i-firmes-se-njohur-nderkombetare"

Luana Vjollca do të bëhet imazh i firmës së njohur ndërkombëtare

Gazeta Express

31/08/2020 16:24

Moderatorja Luana Vjollca vetëm 2 javë pasi publikoi super projektin me këngëtarin latin Jay Santos është gati për të tjera suksese.

Në Instagram, Luana ka zbuluar se po përgatitet për një projekt të ri, ndërsa nuk kanë munguar fotot e videot nga seti fotografik që ka bërë.

Lexo Edhe:

Megjithëse moderatorja ka preferuar të tregohet diskrete lidhur me këtë pjesë, sekreti s’është mbajtur dot i fshehtë për më gjatë!

Mediat kanë zbuluar se Luana po përgatit një set fotografik për firmën e famshme ndërkombëtare “Guess”, pasi është zgjedhur si imazhi i saj.

Epo, do t’i kënaqen sytë të gjithëve kur të shohin bukuroshen shqiptare, e cila nga dita në ditë po na befason me sukseset e saj.