Loriana Kuka e fiton medaljen e bronztë në Grand Prix - Gazeta Express
string(53) "loriana-kuka-e-fiton-medaljen-e-bronzte-ne-grand-prix"

Loriana Kuka e fiton medaljen e bronztë në Grand Prix

Sport

Gazeta Express

03/06/2023 15:52

Loriana Kuka është stolisur me medaljen e bronztë në Grand Prix, që po zhvillohet në Dushanbe të Taxhikistanit.

Xhudistja e Kosovës, e cila garon në kategorinë deri në 70 kilogramë, e ka fituar edhe ndeshjen e dytë të repesazhit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kuka medaljen e bronztë e fitoi pa luftë pasi kundërshtarja e saj, britanikja Katie Yeats-Brown nuk u paraqit për shkak të një lëndimi.

Kjo është medalja e parë për Loriana Kukën në kategorinë e saj të re – deri në 70 kilogramë.

Përveç medaljes, xhudistja jonë ka fituar edhe 350 pikë në renditjen botërore. /Gazeta Express/