Osmani uron Kurban Bajramin: Të hapen zemrat për dashuri, solidaritet dhe paqe - Gazeta Express
string(76) "osmani-uron-kurban-bajramin-te-hapen-zemrat-per-dashuri-solidaritet-dhe-paqe"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 9:10

Osmani uron Kurban Bajramin: Të hapen zemrat për dashuri, solidaritet dhe paqe

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 9:10

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se kjo festë kujton forcën e besimit në Zot dhe vlerën e solidaritetit njerëzor.

Ajo shtoi se në këto ditë të bekuara, të hapen zemrat për më shumë dashuri dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit, veçanërisht për ata që kanë më shumë nevojë për mbështetje dhe ngrohtësi.

“Uroj që Kurban Bajrami të sjellë paqe në zemrat tuaja, harmoni në familje, shëndet, begati dhe gëzim në çdo vatër. Qoftë kjo festë një moment bashkimi, faljeje dhe shprese për ditë më të mira për të gjithë. Me fat Kurban Bajrami!”, ka shkruar ish-presidentja.

Advertisement
Advertisement
Advertisement