Loriana edhe më afër medaljes, Akili përfundon i shtati - Gazeta Express
string(54) "loriana-edhe-me-afer-medaljes-akili-perfundon-i-shtati"

Sport

Gazeta Express

03/06/2023 12:17

Loriana edhe më afër medaljes, Akili përfundon i shtati

Sport

Gazeta Express

03/06/2023 12:17

Loriana Kuka është afër për të fituar medaljen e bronztë në Grand Prix, që po zhvillohet në Dushanbe të Taxhikistanit.

Xhudistja e Kosovës, e cila garon në kategorinë deri në 70 kilogramë, e ka fituar ndeshjen e parë të repesazhit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ajo e mposhti xhudisten nga Uzbekistani, Shokhista Nazarova. Kësisoj, i duhet vetëm edhe një fitore për t’u stolisur me medaljen e bronztë.

Për medalje të bronztë, Loriana Kuka do të përballet me Katie-Jemima Yeats-Brown, xhudisten nga Britania e Madhe.

Ndërkaq, gara për Akil Gjakovën ka përfunduar. Ai është mposhtur në ndeshjen e parë të repesazhit nga francezi, Benjamin Axus.

Xhudisti ynë u rendit i shtati në kategorinë deri në 73 kilogramë. /Gazeta Express/