Londrimi mërzitet për familjen pas ndërrimit të motmoteve: S’e kam menduar që e festoj larg tyre - Gazeta Express
string(94) "londrimi-merzitet-per-familjen-pas-nderrimit-te-motmoteve-se-kam-menduar-qe-e-festoj-larg-tyre"

TV/Film

Gazeta Express

01/01/2026 23:33

Londrimi mërzitet për familjen pas ndërrimit të motmoteve: S’e kam menduar që e festoj larg tyre

TV/Film

Gazeta Express

01/01/2026 23:33

Banori i BBVK 4, Londrimi, ka qenë i ftuar special në Prive Festive, ku iu përgjigj shumë pyetjeve.

Teksa lamë pas natën e ndërrimit të motmoteve, Londrimi tha se ka mall për familjen, pasi nuk e kishte menduar të kalonte një festë të tille larg tyre, transmeton Klankosova.tv.

“Unë kurrë s’e kam menduar që do ta festoja Vitin e Ri larg familjes, dhe kjo më bën të kem pak mall, por përndryshe nuk kam pishman që jam duke e pritur Vitin e Ri këtu”, tha Londrimi.

Ndërkohë, ai u pyet edhe për raportin me Klodin, për të cilin tha se ka shumë dashuri e respekt, sikur ta kishte dikë të familjes.

E sa i përket banorëve që s’mundet t’i duroj, siç thotë ai për Albën dhe Labinot Rexhën, sërish Londrimi ua uroi më të mirat.

Advertisement
Advertisement
Advertisement