Klubi i basketbollit Peja ka njoftuar se basketbollisti i saj, Tervell Beck e ka thyer këmbën dhe do të detyrohet t’i nënshtrohet operimit.
Amerikani ishte lënduar në ndeshjen ndaj Den Boschit në FIBA Europe Cup dhe fillimisht dukej një lëndim i nyjës së këmbës, por që pas testimeve më të detajuara pejanët njoftojnë se u konstatua se lojtari në fjalë e kishte thyer këmbën.
Kështu, kampionia e Kosovës do të mbetet për disa muaj pa këtë basketbollist, të cilit i ka uruar shërim të shpejtë dhe rikthim në parket më i fortë se më parë. /Gazeta Express/