Lojtarët e Bayern Munich dhe Dortmund pranojnë ulje page shkaku i koronavirusit - Gazeta Express
string(79) "lojtaret-e-bayern-munich-dhe-dortmund-pranojne-ulje-page-shkaku-i-koronavirusit"

Gazeta Express

25/03/2020 18:04

Lojtarët e Bayern Munich dhe Dortmund pranojnë ulje page shkaku i koronavirusit

Gazeta Express

25/03/2020 18:04

Lojtarët dhe drejtorët e Bayern Munich janë pajtuar për një ulje page të përkohshme prej 20 për qind, për shkak të pandemisë koronavirus.

Gjiganti gjerman ka thënë se ky vendim është marrë për t’i ndihmuar financiarisht punonjësit në klub gjatë krisës aktuale me koronavirus, transmeton Gazeta Express.

Javën e kaluar, lojtarët e Borussia Monchengladbach ishin të parët që ofruan t’i marrin pagat me ulje në vend.

Edhe lojtarët e Borussia Dortmund janë në bisedime për ulje page, sipas gazetës Bild.

Bundesliga është e pezulluar që prej 8 marsit, pasi përhapja e shpejtë e Covid-19 e ka goditur sportin në gjithë botën. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement