“Llepota” ende i lirë, Qalaj nuk e mban fjalën për ta arrestuar atë - Gazeta Express
string(66) "llepota-ende-i-lire-qalaj-nuk-e-mban-fjalen-per-ta-arrestuar-ate-x"

“Llepota” ende i lirë, Qalaj nuk e mban fjalën për ta arrestuar atë

Gazeta Express

13/12/2019 20:08

Organet e rendit ende nuk e dinë vendndodhjen e Astrit Mehetit, i dyshuar për plagosjen e katër personave në “Duplex”.

Është çështje e orëve ose ditëve kur ai do të arrestohet.

Lexo Edhe:

Tha se është çështje orësh arrestimi i Astrit Mehmetit i njohur me nofkën “Llepota”.

Por, kanë kaluar plot 168 orë që kur drejtori i policisë Rashit Qalaj bëri këtë deklaratë, ndërsa “Llepota” ende është në liri.

Edhe një javë pas kësaj deklarate të shefit të policisë, i dyshuari për plagosjen e katër personave në hyrje të një klubi nate në Prishtinë, nuk është arrestuar.

Organet e rendi duket se  nuk i kanë rënë në gjurmë ende Astrit Mehmetit.

Ndërkohë në një përgjigje me shkrim nga institucion i sigurisë për T7 kanë thënë se janë duke punuar intenzivishtë për kapjen e personit në fjalë.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda, është duke bere te gjitha veprimet operative ne lokalizimin dhe identifikim e vend ndodhjes se te dyshuarit A. M.  Veprimet operative policore ne arrestimit e te dyshuarit do te vazhdojnë me prioritet nga ana e PK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

E mos arrestimi i këtij të dyshuari është shqetësues për njohësit e fushës së sigurisë.

Drizan Shala, thotë se duhet krijuar një plan i veçantë për arrestimin e këtij personi që ndodhet në arrati.

Megjithatë lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar dy persona, ndërkaq Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policor të cilët ishin në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë Astrit Mehmeti është emër i njohur për Policinë e Kosovës, ai dyshohet se është i implikuar edhe në raste të tjera penale.