Llapi zyrtarizon transferimin e 20-vjeçarit, Haris Ibrisaagic - Gazeta Express
string(60) "llapi-zyrtarizon-transferimin-e-20-vjecarit-haris-ibrisaagic"

Futboll

Gazeta Express

27/01/2026 10:23

Llapi zyrtarizon transferimin e 20-vjeçarit, Haris Ibrisaagic

Futboll

Gazeta Express

27/01/2026 10:23

KF Llapi ka zyrtarizuar një tjetër përforcim në repartin defensiv, duke arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin 20-vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina, Haris Ibrisaagić.

Mbrojtësi i ri ka nënshkruar kontratë me klubin llapjan me kohëzgjatje prej 3 vite e gjysmë, duke u bërë pjesë e projektit afatgjatë të KF Llapit, që synon ndërtimin e një skuadre konkurruese me lojtarë të rinj dhe perspektivë.

Ibrisaagić vjen si produkt i akademive të njohura boshnjake, Željezničar Sarajevo dhe FK Sarajevo, dy klube me traditë në zhvillimin e talenteve. Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë pjesë edhe e FC Cosmoc dhe FC Bishkek City, nga ku edhe realizohet transferimi drejt skuadrës së Superligës së Kosovës.

Qendërmbrojtësi tashmë i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Turqi dhe prej disa ditësh po stërvitet rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement