Llapi ka marrë një fitore jashtëzakonisht të madhe në luftën për mbijetesë.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Tahir Batatina triumfoi minimalisht 0:1 në Suharekë ndaj Ballkanit.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 75-të nëpërmjet Arbnor Ramadanit, shkruan Gazeta Express.
Me këtë fitore, Llapi tani shkon në kuotën e 39 pikëve në vendin e tetë, i cili dërgon në barazh.
Në anën tjetër. Ballkani mbetet me 55 pikë, tetë më pak se liderja, Drita.