Lladrovci e uron Thaçin për ditëlindje, tregon se si u njoh me të në vitet e 80-ta - Gazeta Express
string(81) "lladrovci-e-uron-thacin-per-ditelindje-tregon-se-si-u-njoh-me-te-ne-vitet-e-80-ta"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 12:45

Lladrovci e uron Thaçin për ditëlindje, tregon se si u njoh me të në vitet e 80-ta

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 12:45

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, ia ka uruar ditëlidnjen ish-presidentit Hashim Thaçi.

Me një foto në Facebook, ku shihen të dy bashkë, Lladrovci tregon se si u njoh me Thaçin në vitet e 80ta.

”Nuk ishte rastësi kur Sabit Veseli më njohu me një djalë të ri nga Drenica, pas mesit të viteve ‘80. Nga ajo ditë e deri sot, Hashim Thaçi, do të mbetet i nderuar nga unë dhe Familja.  Në këtë ditëlindje të shokut, bashkëveprimtarit e bashkëluftëtarit, Hashim Thaçit, kujtoj një rrugëtim të jashtëzakonshëm që vetëm një penë e fortë do të mund ta ndiqte, nga aksioni i parë i armatosur i UÇK-së e deri te heqja e reve të zeza mbi Kosovën. Në këtë ditëlindje miku im, uroj të bëhesh shekullor dhe qoftë ditëlindje e fundit larg familjes, shokëve dhe fateve të Republikës së Kosovës!”, shkruan ai

Advertisement
Advertisement
Advertisement