“Liverpooli s’duhet të zhgënjehet nëse dështon ta transferojë Wernerin” - Gazeta Express
string(68) "liverpooli-sduhet-te-zhgenjehet-nese-deshton-ta-transferoje-wernerin"

Gazeta Express

21/05/2020 22:02

“Liverpooli s’duhet të zhgënjehet nëse dështon ta transferojë Wernerin”

Gazeta Express

21/05/2020 22:02

Liverpool nuk duhet të zhgënjehet nëse dështojnë ta blejnë Timo Wernerin këtë verë për shkak të koronavirusit, thotë Jamie Carragher.

Jurgen Klopp po përkon të forcojë sulmin për sezonin 2020/21 dhe Werner është zgjedhja e ish trajnerit të Dortmundit.

Lexo Edhe:

Megjithatë, pandemia e ka bërë të veten dhe sipas legjendës së Redsave, Carragher, do të ndikojë edhe në treg.

“Besoj që ka pasur shanse të mira për ta marrë para pandemisë”, tha ai.

“Por, tani s’mund ta dini se në çfarë situate financiare është klubi, mendoj se do të ndikojë në treg”.

“Nuk mendoj se Liverpooli duhet të ankohet me skuadrën që kanë këtë moment, ata kanë humbur vetëm një ndeshje këtë sezon”.

“Nuk ka nevojë shumë për të ndryshuar, megjithëse unë ndjej se ka nevojë për një sulmues klasi, por nëse s’ka para, atëherë s’ka para”. /Gazeta Express/