Porkuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me njoftim pasi një zyrtar public është kapur me ryshfet.
Ai është arrestuar si zyrtar I Regjistrimit Civil, ka treguar Prokuroria.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalaur për 48 orë.
“Arrestohet një zyrtar publik për marrje ryshfeti Prishtinë, 14 Korrik 2025- Prokuroria Themelore në Prishtinë/Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës – Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar një person zyrtar publik (Qendra e Regjistrimit Civil), nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘’Marrje ryshfeti’’ sipas nenit 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
“I njëjti dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar përfitim pasuror në këmbim të një shërbimi zyrtar. Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për dyzetë e tetë (48) orë. Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit si dhe mbrojtjen e interesit public”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Gazeta Express