Liverpooli mund të detyrohet ta festojë titullin e Premierligës në Mançester - Gazeta Express

Liverpooli mund të detyrohet ta festojë titullin e Premierligës në Mançester

Futboll

Gazeta Express

29/05/2020 12:57

Trajneri Jurgen Klopp dhe skuadra e tij e Liverpoolit mund të detyrohet ta festojë titullin e Premierligës në Mançester, pasi që klubit mund t’i ndalohet zhvillimi i ndeshjeve në Liverpool para se ta sigurojë titullin.

Liverpoolit i duhen vetëm edhe dy fitore për t’u shpallur kampion i Anglisë për herë të parë në 30 vjet. Pasi që Manchester City do të përballet me Arsenalin në ndeshjen e parë të ligës, kur të rinisë më 17 qershor, skuadra e Kloppit mund të shpallet kampione qysh pas ndeshjes së parë, transmeton Gazeta Express.

Nëse Manchester City e humb ndeshjen kundër Topçinjve dhe Liverpooli e mposht Evertonin në derbin e qytetit, që pritet të zhvillohet më 20 qershor, atëherë Liverpoolit do ta siguronte titullin e kampionit edhe matematikisht.

Megjithatë, gazeta britanike The Mirror raporton se ajo ndeshje mund të zhvillohet në stadiumin Etihad, pasi që policët frikësohen se tifozët e Liverpoolit do të dilnin në rrugët përreth stadiumit për ta festuar titullin.

Po i njëjti medium shkruan se për këtë arsye jo vetëm Liverpoolit që mund t’i kërkohet të zhvillojë ndeshje në stadiume neutrale, por edhe skuadrave që luajnë në derbi të mëdha angleze. /Gazeta Express/