Liverpooli kritikohet ashpër nga legjendat e klubit - Gazeta Express
string(51) "liverpooli-kritikohet-ashper-nga-legjendat-e-klubit"

Liverpooli kritikohet ashpër nga legjendat e klubit

Gazeta Express

04/04/2020 19:11

Liverpooli i ka liruar nga puna përkohësisht një pjesë të stafit për shkak të suspendimit të Premierligës dhe ky vendim, të cilin klubi e bëri të ditur të shtunën, i ka irrituar legjendat si Jamie Carragher dhe Stan Collymore. Këta të fundit e vlerësuan këtë veprim të ish-klubit të tyre si veprim të gabuar dhe egoist të pronarëve miliarderë.

Punëtorët e liruar nga puna përkohësisht do të paguhen në vlerë prej 80 për qind të pagës së tyre – që është deri në 2500 funte në muaj – nga qeveria britanike, në mënyrë që ata të mos goditen rëndë nga kriza e koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pikërisht kjo që i ka irrituar legjendat e klubit dhe shumë tifozë të futbollit, pasi që ata sugjerojnë se Liverpooli nuk ka nevojë të marrë para nga qeveria për ta paguar stafin e vet pasi që ka mjaftueshëm para vetë dhe paratë e qeverisë mund të gjejnë përdorim më të mirë diku tjetër.

“Jurgen Klopp shfaqi dhembshuri të madhe për të gjithë në fillim të kësaj pandemie, lojtarët seniorë u bënë trysni lojtarëve të Premierligës t’i ulin pagat. Pastaj të gjithë këto veprime të mirë dhe respekti humben, kjo është e dobët Liverpool”, tha Carragher.

Mendimin e Carragher e ndau edhe ish-sulmuesi i Liverpoolit, Stan Collymore, i cili shkroi: “Unë nuk e di njoh asnjë tifoz të Liverpool që nuk është i gërditur nga ky veprim i Liverpoolit. Është thjesht gabim i madh”.

“Tifozë të futbollit, ndihma nga qeveria është e vlefshme për bizneset e vogla që s’mund ta menaxhojnë këtë krizë. Çdo pronar i klubeve të Premierligës ka shumë para, kështu që të mos i futin pronarët e JUAJ duart në xhepat e TYRE?”

Ngjashëm me Liverpoolin deri më tani kanë vepruar edhe Tottenhami, Neëcastle, Norëich City dhe Bournemouth, pëderisa Manchester Unitedi ka premtuar se do të vazhdojë t’i mbajë në punë edhe punëtorët që s’kanë kontratë, por që punësohet vetëm gjatë ndeshjeve. /Gazeta Express/