Liverpool - Real Madrid, sonte finalja e madhe e Ligës së Kampionëve - Gazeta Express
string(65) "liverpool-real-madrid-sonte-finalja-e-madhe-e-liges-se-kampioneve"

Sport

Gazeta Express

28/05/2022 8:48

Liverpool – Real Madrid, sonte finalja e madhe e Ligës së Kampionëve

Sport

Gazeta Express

28/05/2022 8:48

Sezoni 2021/22 në Ligën e Kampionëve do të mbyllet sonte me finalen e madhe.

Liverpooli dhe Real Madridi janë dy skuadrat në garë për trofeun e çmuar, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skuadra spanjolle e synon triumfin e 14-të në këtë garë, për të vazhduar kështu dominimin e plotë.

Real Madridi deri më tani ka 13 tituj të fituar, duke qenë klubi me më së shumti tituj kampioni në Ligën e Kampionëve.

Ndërkaq, “Të Kuqtë” e duan për herë të shtatë trofeun e kësaj gare.

Këto dy skuadra do të përballen sonte mes vete në “Stade de France” të Parisit.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 21:00. /Gazeta Express/