LIVE: Zvicra kalon në epërsi - Gazeta Express
string(17) "live-zvicer-serbi"

LIVE: Zvicra kalon në epërsi

Botërori 2022

Gazeta Express

02/12/2022 21:10

Zvicra e zhvillon sonte ndeshjen ndaj Serbisë, e vlefshme për Kampionatin Botëror.

Një fitore ose barazim eventual, me kusht që Kameruni nuk e mposht Brazilin do të mjaftonte për Zvicrën për t’u kualifikuar në mesin e 16 kombëtareve më të mira në botë.

Gazeta Express do t’ju mbajë të informuar për çdo gjë që ndodh në këtë ndeshje.

Zvicër 3:2 Serbi

75′ Zvicra po e administron rezultatin, shumë pranë kualifikimit tutje.

60′ Mundësi e mirë për Serbinë, por goditja përfundon mbi portë.

56′ Super mundësi për Embolon, por gjuan mbi portë nga dy-tri metra largësi.

48′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOL. Zvicra kalon në epërsi. Shënon Freuler.

Mbyllet pjesa e parë.

44′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL. Embolo shënon për Zvicrën dhe e barazon rezultatin ndaj Serbisë.

40′ Në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë, që është duke u zhvilluar momentalisht në stadiumin “974”, ata po dëgjohen duke provokuar përmes këngëve. “Kosova është zemra e Serbisë”, janë thirrjet që po dëgjohen.

38′ Goditje e fuqishme nga Vargas, por bllokohet.

35′ Serbia kalon në epërsi ndaj Zvicrës

30′ Xherdan Shaqiri me mundësi ideale shënimi, por gjuan jashtë porte.

27′ Serbia e barazon rezultatin ndaj Zvicrës.

21′ Kështu e festoi golin Xherdan Shaqiri.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

20′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL. Xherdan Shaqiri e kalon Zvicrën në epërsi ndaj Serbisë

15′ Goditje e rrezikshme dënimi për Serbinë, por Freuler e largon rrezikun.

11′ Goditje e fuqishme nga ekipi serb, por topi godet shtyllën dhe më pas kontrollohet nga portieri Kobel.

6′ Shaqiri merr topin dhe menjëherë vërshëllehet nga tifozët serbë.

5′ Goditje me kokë nga Serbia, por topi përfundon jashtë.

1′ Mundësi e artë për Zvicrën, në fund goditja e Xhakës pritet nga portieri serb.

1′ Starton ndeshja

Formacionet zyrtare: