Pasditen e sotme, Lisi Myrta dhe Erdit Myrta kanë qenë të ftuar në ‘Ftesë në 5’, aty ku kanë rrëfyer kujtime nga fëmijëria dhe detaje nga raporti i tyre si vëllezër.
Lisi mes të qeshurash ka treguar se arsyeja kryesore e zënkave mes dy vëllezërve, kanë qenë rrobat të cilat ai ja merrte shpesh vëllait.
Më tej në intervistë, ish-banori i “BBV3” ka treguar se me Donaldin, gëzon një miqësi të ngushtë dhe takohen shumë shpesh tashmë.
“Me Donaldin takohemi 1 herë në 2 ditë, kemi folur për lojën e Romeos, se si duhet ta bëjë më mirë”, u shpreh Lisi.
Kujtojmë se eksperienca e Lisit në “BBV3” u mbyll disa ditë më parë, pas vendimit për të çuar në nominim Heidin, Romeon dhe Lisin përmes kutisë së Pandorës nga Graciano.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...