Lingard, i vendosur të qëndrojë në Man Utd - Gazeta Express
string(41) "lingard-i-vendosur-te-qendroje-ne-man-utd"

Lingard, i vendosur të qëndrojë në Man Utd

Gazeta Express

06/04/2020 18:00

Mesfushori ofanziv nuk dëshiron të largohet nga “Old Trafford” përkundër ofertave që i ka marrë

Jesse Lingard nuk dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi pas përfundimit të këtij sezoni, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përfaqësuesi anglez lidhej me një kalim të mundshëm në Arsenal ose në Everton.

Por, mediumi britanik “Metro Sport” shkruan se mesfushori ofanziv preferon të qëndrojë në “Old Trafford”.

Ai do të donte të luftojë për një vend titullari tek “Djajtë e Kuq”.

Lingard i ka edhe 12 muaj kontratë me gjigantin anglez.

Mirëpo, United e ka mundësinë e vazhdimit të kontratës për një vit tjetër. /Gazeta Express/