Limaj nga Prekazi: Si në kohë të mira ashtu edhe në të këqija, shqiptarët janë bashkë - Gazeta Express
string(83) "limaj-nga-prekazi-si-ne-kohe-te-mira-ashtu-edhe-ne-te-keqija-shqiptaret-jane-bashke"

Gazeta Express

28/11/2019 15:06

Limaj nga Prekazi: Si në kohë të mira ashtu edhe në të këqija, shqiptarët janë bashkë

Gazeta Express

28/11/2019 15:06

Krerët e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, kanë bërë sot homazhe në Prekaz me rastin e 28 Nëntorit, Festës së Flamurit, ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe daljes publike të UÇK-së.

Limaj ka thënë se këto njëherësh janë edhe datat më të rëndësishme të popullit shqiptar.

Kreu i Nismës tutje ka thënë se festa e 28 Nëntorit e ka gjetur Shqipërinë të goditur nga një fatkeqësi natyrore, por shtoi se si në kohë të mira ashtu edhe në të këqija shqiptarët janë bashkë.

“Ne sot bashkëndiejmë në zëmrat tona me të gjithë motrat dhe vëllezërit tanë që janë të prekur nga kjo fatkeqësi. Ne jemi bashkë dhe do të jemi gjithmonë afër njerëzve që kanë nevojë për ndihmë”, ka thënë ndër të tjera Limaj në Prekaz.

Më tutje, ai ka uruar shqiptarët për festat e Nëntorit.

“Urime Festa e Nëntorit të gjithë shqiptarëve dhe Lavdi jetës dhe veprës se komandantit legjendar, Adem Jashari, lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit”, ka përfunduar Limaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement