Lillard zhgënjen Suns, mban gjallë shpresat e Blazers për një vend në play-offs - Gazeta Express
string(78) "lillard-zhgenjen-suns-mban-gjalle-shpresat-e-blazers-per-nje-vend-ne-play-offs"

Gazeta Express

14/08/2020 9:29

Lillard zhgënjen Suns, mban gjallë shpresat e Blazers për një vend në play-offs

Gazeta Express

14/08/2020 9:29

Damian Lillard i shënoi 42 pikë për t’ia dhënë Portland Trail Blazer fitoren me rezultat 134:133 kundër Brooklyn Nets. Me këtë fitore, Blazers e siguruan vendin e tetë në Konferencën e Perëndimit, që do të thotë se do të luajnë në barazh me Memphis Grizzlies për ta zënë një vend në play-offs.

Pasi i mbylli dy ndeshjet e fundit me 51 dhe 61 pikë, Lillard shkëlqeu sërish për Blazers, duke i shënuar 12 pikë vetëm në çerekun e katërt, përfshirë këtu një trepikësh nga mesi i fushës. E megjithatë, momenti i tij më i mirë ishte në repartin defansiv, kur e vodhi topin për ta siguruar fitoren, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Portland Trail Blazers vs Brooklyn Nets – Full Game Highlights | August 13 | 2019-20 NBA Season

Portland Trail Blazers vs Brooklyn Nets – Full Game Highlights | August 13, 2020 | 2019-20 NBA Season ? SUBSCRIBE, LIKE & COMMENT for MORE! ? Check out our l…

Përderisa Brooklyn Nets nuk kishin nevojë për këtë fitore për të siguruar vend në play-offs, pasi që veçse e kishin siguruar pozitën e shtatë në Konferencën e Lindjes, në fitore të Nets shpresonte Phoenix Suns, që shpresonte të zinte vend në barazh pas rekordit të përsosur prej tetë fitoreve që nga rinisja e sezonit.

Memphis Grizzlies 119 — Milwaukee Bucks 106

Jonas Valanciunas dhe Ja Morant regjistruan të dy “triple-double” në fitoren kundër Bucks pa Giannis Antetokounmpon e suspenduar, duke i ndihmuar kështu Memphisit të sigurojë vend në barazh për play-offs.

Milwaukee Bucks vs Memphis Grizzlies – Full Game Highlights | August 13, 2020 | 2019-20 NBA Season

Milwaukee Bucks vs Memphis Grizzlies – Full Game Highlights | August 13, 2020 | 2019-20 NBA Season ? SUBSCRIBE, LIKE & COMMENT for MORE! ? Check out our late…

Bucks veçse e kishin siguruar pozitën e parë në Konferencën e Lindjes dhe ata do ta hapin fazën play-offs të martën me përballjen me klubin e tetë në Lindje, Orlando Magic.

Phoenix Suns 128 — Dallas Mavericks 102

Devin Booker vazhdoi formën mbresëlënëse me 27 pikët e tij dhe Phoenix e kompletoi ecurinë e përsosur të fitoreve në NBA Bubble me fitoren kundër Dallasit, që e pushoi yllin Luka Doncic për pjesën e dytë.

Dallas Mavericks vs Phoenix Suns – Full Game Highlights | August 13, 2020 | 2019-20 NBA Season

Dallas Mavericks vs Phoenix Suns – Full Game Highlights | August 13, 2020 | 2019-20 NBA Season ? SUBSCRIBE, LIKE & COMMENT for MORE! ? Check out our latest p…

Suns e mbyllën përvojën në Bubble si skuadra e vetme pa disfatë nga të gjitha klubet pjesëmarrëse, duke i fituar të gjitha tetë ndeshjet. Mirëpo, përkundër kësaj ecurie, Suns mbeti pa vend në fazën play-offs shkaku i formës së dobët që kishte shfaqur më parë në sezon.

Utah Jazz 118 — San Antonio Spurs 112

Rayjon Tucker ishte në mesin e tetë lojtarë të Utah Jazz që arritën numër dyshifror në pikë të shënuara në fitoren e Jazz kundër Spurs, në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt për të dyja skuadrës.

San Antonio Spurs vs Utah Jazz – Full Game Highlights | August 13, 2020 | 2019-20 NBA Season

San Antonio Spurs vs Utah Jazz – Full Game Highlights | August 13, 2020 | 2019-20 NBA Season ? SUBSCRIBE, LIKE & COMMENT for MORE! ? Check out our latest pro…

Spurs – që kishte nevojë të humbnin të paktën dy nga Portland, Memphis dhe Phoenix – do të mungojë në play-offs për herë të parë që nga viti 1997. Ndërsa, Utah e ka zënë vendin e gjashtë dhe do të përballet me Denver Nuggets në rundin e parë të play-offs, transmeton Gazeta Express.

Washington Wizards 96 — Boston Celtics 90

Thomas Bryant i shënoi 26 pikë, pasi u tregua i saktë në 10 nga 15 gjuajtjet e tij, për ta çuar Washingtonin drejt fitores së parë që nga rinisja e sezonit, në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt për të dyja skuadrës.

Washington Wizards vs Boston Celtics – Full Game Highlights | August 13, 2020 | 2019-20 NBA Season

Washington Wizards vs Boston Celtics – Full Game Highlights | August 13, 2020 | 2019-20 NBA Season ? SUBSCRIBE, LIKE & COMMENT for MORE! ? Check out our late…

Celtics tashmë e kishin siguruar pozitën e tretë në Konferencën e Lindjes dhe do të luajë kundër Philadelphia 76ers në rundin e parë të play-offs në Konferencën e Lindjes.

Orlando Magic 133 — New Orleans Pelicans 127

Nikola Vucevic i shënoi 23 pikë për ta ndihmuar Orlandon të përgatitet për fazën play-offs me fitore kundër New Orleans, që ka mbetur jashtë fazës së play-offs.

New Orleans Pelicans vs Orlando Magic – Full Game Highlights | August 13, 2020 | 2019-20 NBA Season

New Orleans Pelicans vs Orlando Magic – Full Game Highlights | August 13, 2020 | 2019-20 NBA Season ? SUBSCRIBE, LIKE & COMMENT for MORE! ? Check out our lat…

Magic e mbylli ecurinë prej pesë disfatave radhazi me këtë fitore dhe tani po bëhet gati për ndeshjen kundër Bucks në rundin e parë të play-offs të Konferencës së Lindjes.

Sacramento Kings 136 — Los Angeles Lakers 122

Buddy Hield i shënoi 28 pikë dhe Sacramento e mbylli sezonin me fitore kundër Los Angeles Lakers, falë edhe ndihmës nga Bogdan Bogdanovic, që i regjistroi 27 pikë, nëntë asiste dhe gjashtë kërcime.

Sacramento Kings vs Los Angeles Lakers – Full Game Highlights | August 13, 2020 | 2019-20 NBA Season

Sacramento Kings vs Los Angeles Lakers – Full Game Highlights | August 13, 2020 | 2019-20 NBA Season ? SUBSCRIBE, LIKE & COMMENT for MORE! ? Check out our la…

Los Angeles Lakers do të përballet ose me Portland Trail Blazers ose me Memphis Grizzlies në rundin e parë të play-offs, varësisht se cila skuadër e fiton barazhin. /Gazeta Express/