Ligji për përfaqësim të drejtë, Mickoski: Nuk mbajnë vërejtjet dhe kritikat e opozitës shqiptare - Gazeta Express
string(94) "ligji-per-perfaqesim-te-drejte-mickoski-nuk-mbajne-verejtjet-dhe-kritikat-e-opozites-shqiptare"

Maqedoni

Gazeta Express

25/06/2025 15:52

Ligji për përfaqësim të drejtë, Mickoski: Nuk mbajnë vërejtjet dhe kritikat e opozitës shqiptare

Maqedoni

Gazeta Express

25/06/2025 15:52

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoksi deklaroi sot se nuk mbajnë vërejtjet dhe kritikat e opozitës shqiptare rreth propozim ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Sipas tij pikërisht opozita shqiptare për më shumë se 20 vjet kishte mundësi që të zgjidhë çështjen e përfaqësimit, por se një gjë të tillë nuk e bëri, shkruan Alsat.

“Për fat të keq opozita shqiptare kishte mundësi për më shumë se 20 vjet që të siguronte ligj që do të siguronte përfaqshim te drejtë por atë nuk e bëri. Ata si opozitë dhe në kohën kur ishin në qeveri, vetë kanë thënë se koja e balancuesit ka kaluar dhe duhet të gjendet formë e re. Kështu që kredibiliteti i atyre politikanëve për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat është zero. Tha Mickoski. Ne po shkojmë hapa pas japi dhe dëshirojmë që gjithçka të jetë ashtu siç duhet dhe të mos politizohet”, tha Mickoski. /Alsat.mk