Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka finalizuar projektligjin për arsimin e lartë, i cili nesër pritet të hyjë në procedurë qeveritare pas dakordimit me partnerin e koalicionit VLEN.
Ministrja Vesna Janevska informoi se janë shqyrtuar gjashtë pika, prej të cilave pesë kanë qenë tashmë të harmonizuara gjatë diskutimeve të mëparshme, ndërsa për të fundit – Hirsch Index – është gjetur një zgjidhje përfundimtare. Ky indeks, që përdoret për matjen e produktivitetit dhe ndikimit të publikimeve shkencore, kishte nxitur debat nëse duhet të jetë kriter primar për avancimin akademik.
“Pesë nga pikat ishin diskutuar edhe më parë, pasi ky ishte një proces i vazhdueshëm dhe ato nuk ishin më kontestuese. Pika e fundit për të cilën diskutuam ishte Hirsch Index, për të cilin gjithashtu gjetëm zgjidhje – që të mos jetë element bazë si kriter për përzgjedhje, por të hyjë si element shtesë në kriteret e përzgjedhjes. Në rast se dy profesorë kanë pikë të njëjta, vendimtar do të jetë Hirsch Index. Kjo tashmë është pranuar”, tha Vesna Janevska – ministre e Arsimit.
tag_katrorimaqedoni_2
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...