Liga Unike: Trepça me lehtësi kalon në gjysmëfinale - Gazeta Express
string(50) "liga-unike-trepca-me-lehtesi-kalon-ne-gjysmefinale"

Basketboll

Gazeta Express

27/03/2024 18:25

Liga Unike: Trepça me lehtësi kalon në gjysmëfinale

Basketboll

Gazeta Express

27/03/2024 18:25

Trepça ka shënuar fitore bindëse ndaj Kamzës me rezultat 90:46 (25:13, 22:9, 23:9, 20:15), në çerekfinalen e parë të Liga Unike Lajthiza, që ka filluar në Vlorë.

Mitrovicasit ishin më të mirë nga fillimi deri në fund, duke mos u vënë asnjëherë në dyshim fituesi. ‘Xehetarët’ ngritën epërsinë minutë pas minute dhe triumfuan 90:46. 

Lexo Edhe:

Te mitrovicasit u dalluan Darnell Edge me 16 pikë e shtatë asistime dhe Erjon Kastrati me 17 pikë e gjashtë kërcime, derisa Neema Johnathon Namdar te Kamza më i miri ishte me 15 pikë e katër kërcime.

Trepça të premten në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Besëlidhja-Sigal Prishtina, që zhvillohet të enjten.

Takimi i dytë i sotëm është ndërmjet Tirana Neptun-Golden Eagle Ylli, derisa para saj do të jetë ceremonia hapëse e Final 8.