“Liga mbarëshqiptare është patriotizëm i vonuar dhe e kthen basketbollin e Kosovës shumë prapa!” - Gazeta Express
string(93) "liga-mbareshqiptare-eshte-patriotizem-i-vonuar-dhe-e-kthen-basketbollin-e-kosoves-shume-prapa"

Gazeta Express

07/05/2020 10:06

“Liga mbarëshqiptare është patriotizëm i vonuar dhe e kthen basketbollin e Kosovës shumë prapa!”

Gazeta Express

07/05/2020 10:06

Ish-anëtari i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arbër Elshani, ka dalë kundër idesë së krijimit të Ligës Mbarëkombëtare.

Lexo Edhe:

Elshani, dikur basketbollit dhe kryetar i ish-klubit Besa, i ka dhënë argumentet e tij se përse nuk është ide e mirë që në këtë kohë të organizohet një ligë e tillë:

“Të nderuar miq, kohëve të fundit jemi dëshimtar se Federata e Basketbollit të Kosovës dhe Federata e Basketbollit të Shqiperisë, po tentojnë të krijojnë një ligë mbarëkombetare Kosove dhe Shqipëri, me 10 vite vonesë.

Kjo ide në fakt ka qenë e ish-Kryetarit të FBK-së, zoteriut Fatmir Gashi dhe ish-bordit të tij në vitin 2011 kur basketbolli i Kosovës, ishte krejtësisht i izoluar dhe i papranuar në FIBA. Atë Botë kjo ligë ndoshta edhe mund të kishte pasur ndonje efekt, mirpo tash është një “dush i ftohtë”, sepse nga 2015 basketbolli i Kosovës, është i pranuar në FIBA dhe ekipet tona po luajnë në tri kompeticione; Champions League, Fiba Europe Cup dhe BIBL. Çka po n’a u dashka tash një ligë mbarëkombetare?

Federata e Basketbollit te Kosoves, duhet të përafroj klubet tona me ABA-Ligen dhe jo të na kthej 10 hapa prapa. Liga e Shqiperisë, më gjithë respektin për shtetin amë, është liga me e dobët në rajon dhe garimi i ekipeve tona me të tyre nuk sjell cilësi, as konkurencë, por as rivalitet. Ekipet tona tashme kanë garuar në grupet e liges së kampionëve dhe të kthehen tani të garojnë në një ligëmbarëkombetare ku fituesi i kesaj lige nuk kualifikohet në gara ndërkombetare është nonsens i llojit të vet.

Federata e Basketbollit të Kosovës, fillimisht duhet t’a organizoj kuvendin e saj zgjedhor pasi, i ka kaluar mandati i saj 4 vjeçar i marrë në 2016 fillimisht dhe i vazhduar në 2018 pastaj nga Kryetari i ri. FBK-ja, nuk ka të drejtë absolutisht të marrë kesi lloj iniciativash pa krye, sepse klubet nuk dihet se si do të fillojnë në edicionin e ri, pas demëve të mëdha që ka shkaktuar pandemia #Covid19 në Ekonomi.

Nuk ka asnje logjikë që të zevendësohet Balkan-liga me një ligë të tillë. Pra, BIBL ekziston pse duhet formuar diçka të ngjajshme pa asnje efekt. Ata qe duan të shohin garimin e ekipeve shqiptare mes veti e kanë ligen Ballkanike. Vitin e kaluar luajten Peja, Rahoveci, Vllaznia nga Shkodra. Pse pra po duhet krijuar diçka që veç ekziston. Kjo vërtetë është e pakuptueshme dhe e palogjikshme.

Federata e Basketbollit të Kosovës, first of all pra duhet të thërras kuvendin e saj zgjedhor, para se atë t’a kërkojnë klubet dhe delegatet e saj. Kryetari Fetahu, duhet t’a bën publike kandidimin e tij për 4 vitet e ardhshme, apo edhe moskandidimin e tij. FBK-ja, nga qershori duhet të këtë Kryetarin dhe bordin e ri, konform statutit të saj dhe kur kjo të bëhet, atëherë në gjithëpërfshirje mund të diskutohen të gjitha këto modalitete qe po diskutohen deri tani.

Sinqerisht, Arber Elshani, ish anëtar i bordit të FBK-së”, ka shkruar ai. /Gazeta Express/