Lidhja e tyre kaloi shumë shpejtë në një tjetër nivel! Harry Styles kapet mat me partneren e re në shtëpinë e tij - Gazeta Express
string(112) "lidhja-e-tyre-kaloi-shume-shpejte-ne-nje-tjeter-nivel-harry-styles-kapet-mat-me-partneren-e-re-ne-shtepine-e-tij"

Rozë

Gazeta Express

06/01/2021 11:02

Lidhja e tyre kaloi shumë shpejtë në një tjetër nivel! Harry Styles kapet mat me partneren e re në shtëpinë e tij

Rozë

Gazeta Express

06/01/2021 11:02

Harry Styles dhe Olivia Wood janë dyshja më e përfolur e momentit.

 Së fundmi është zbuluar se të dy kanë nisur një lidhje romantike, sepse u fotografuan së bashku në martesën e një shoku dhe këto fotot po bëjnë xhiron e rrjetit.

Lexo Edhe:

Ish-këngëtari i One Direction dhe aktorja e Hollywood-it shfaqen në foto të kapur për dore pa u mundur të fshiheshin nga askush.

Por duket se lidhja e tyre ka kaluar shumë shpejt në një tjetër nivel dhe Olivia ka nisur të vizitojë edhe shtëpinë e Harry Styles.

 Dyshja janë fotografuar duke lënë gjërat e tyre në shtëpinë e këngëtarit, pas dasmës në të cilën morën pjesë bashkë si çift.

Këngëtari dhe aktorja janë parë me çanta në duar duke dalë nga një makinë dhe më pas duke u drejtuar në shtëpinë e këngëtarit. Këto foto thuhet se janë kapur një ditë para se imazhet e tyre në dasmë të shpërndaheshin gjithandej.