Lideri i Hezbollahut: Izraeli nuk do të qëndrojë në Liban, do të luftojmë - Gazeta Express
string(71) "lideri-i-hezbollahut-izraeli-nuk-do-te-qendroje-ne-liban-do-te-luftojme"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2026 23:29

Lideri i Hezbollahut: Izraeli nuk do të qëndrojë në Liban, do të luftojmë

Lajme

Gazeta Express

21/06/2026 23:29

Lideri i Hezbollahut, Naim Qassem, argumentoi se Izraeli nuk duhet t’i vazhdojë operacionet në Liban pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se trupat izraelite do të qëndrojnë në vend “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

“Izraeli nuk do të qëndrojë në Liban, edhe nëse i shton krimet e tij. Dhe ne do të mbrohemi”, tha Qassem në një fjalim të transmetuar nga Al-Manar TV të dielën, shkruan CNN.

Memorandumi i mirëkuptimit i arritur mes SHBA-së dhe Iranit parashikon përfundimin e armiqësive në Liban, por luftimet kanë vazhduar ndërsa forcat izraelite dhe luftëtarët e Hezbollahut janë përplasur.

Qassem theksoi se grupi militant i mbështetur nga Irani do t’u përgjigjet veprimeve që i konsideron shkelje të armëpushimit.

“Çdo armëpushim nën ombrellën e ndalimit të plotë të agresionit – ne tashmë jemi të përkushtuar ndaj tij. Por nuk do të pranojmë asnjë shkelje. Çdo shkelje do ta ball. Çdo shkelje do ta luftojmë. Çdo shkelje do ta trajtojmë ashtu siç e shohim të arsyeshme”, tha Qassem.

Advertisement
Advertisement
Advertisement