Legjenda e Formula 1, Lewis Hamilton, çdo ditë e më shumë po kalon kohë me të dashurën e tij, Kim Kardashian.
Pasi bënë dalje publike në finalen e “Super Bowl”, ku nuk kursyen as puthjet, Hamilton dhe Kardashian tani po kalojnë kohë edhe në shtëpitë e njëri-tjetrit
Hamilton u dëgjua duke qeshur në një video të fundit të publikuar nga njëra prej motrave Kardashian.
Në video shfaqen motrat një nga një teksa tentojnë të bëjnë një akrobacion, gjersa në prapavijë dëgjohet një e qeshur.
Fansat janë të bindur se ajo është e qeshura e shoferit të F1.
Bashkimi i Lewis dhe Kim ka qenë një prej lidhjeve më të papritura në botën e shoubizit.