Levski nuk vjen në Kosovë për të luajtur me Bashkimin e me Pejën - Gazeta Express
string(64) "levski-nuk-vjen-ne-kosove-per-te-luajtur-me-bashkimin-e-me-pejen"

Basketboll

Gazeta Express

14/03/2023 13:11

Levski nuk vjen në Kosovë për të luajtur me Bashkimin e me Pejën

Basketboll

Gazeta Express

14/03/2023 13:11

BC Levski 2014 i ka njoftuar drejtuesit e Delasport Balkan League që e ka marrë vendimin të mos udhëtojë për në Kosovë për ndeshjet me Bashkimin dhe me Pejën.

Klubi bullgar duhej ta merrte rrugën drejt vendit tonë për t’i zhvilluar dy ndeshje këtë javë, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Por, Levski i dërgoi email informues Ligës Ballkanike për vendimin, duke përmendur se faza finale e Kupës së Bullgarisë është zhvendosur për një javë më herët dhe se çështjet e dokumenteve për lojtarët e huaj janë vonuar.

“Me gjithë përpjekjet e menaxhmentit të Delasport Balkan League, Levski qëndroi në Sofje dhe ndeshjet nuk do të luhen. Menaxhmenti i ligës sonë e shpreh keqardhjen më të thellë që tifozët kosovarë nuk do të mundë t’i shikojnë ndeshjet këtë javë”, njofton Liga Ballkanike.

Kjo Ligë tutje nënvizon se vendimi final rreth rezultateve dhe për dënimin e Levskit do të shpallet së shpejti. /Gazeta Express/