50 urdhër arreste janë lëshuar nga SPAK, ndërsa raportohet për dhjetra te arrestuar gjatë operacionit në Elbasan.
Gjithashtu janë sekuestruar materiale dhe sasi droge personave të arrestuar. Me finalizimin e këtij operacioni i jepet goditje e fuqishme një grupi te strukturuar kriminal te trafikimit dhe shperndarjes se drogave me shtrirje në Europe dhe jashte kontinentit.
Dhjetëra efektivë RENEA dhe polici janë të përfshirë në operacionin, i cili thuhet se ka si objektiv trafikantet e drogës dhe grupet kriminale. Nuk dihen ende detajet e të ndaluarve.
/Gazeta Express