Futbolli i diasporës shqiptare vazhdon të prodhojë talente premtuese. Një prej tyre është Leonard Foniqi, 16-vjeçar, i cili ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij sportive.
I riu është transferuar nga SG 99 Andernach U17/U19 drejt Kickers Offenbach U19, ku do të garojë në nivelin e Bundesliga Junior / Junior League, një nga platformat më të rëndësishme për zhvillimin e futbollistëve të rinj në Gjermani.
Foniqi luan si sulmues krahu, por gjithashtu mund të aktivizohet edhe si mesfushor i avancuar, shkruan Gazeta Express.
Ambicia e tij mbetet e qartë: Të zhvillohet sa më shumë në futbollin evropian dhe një ditë të veshë fanellën e Kosovës.

