Lekndrejaj njofton për largimin nga Peja, por nga klubi thonë të kundërtën - Gazeta Express
string(73) "lekndrejaj-njofton-per-largimin-nga-peja-por-nga-klubi-thone-te-kunderten"

Lekndrejaj njofton për largimin nga Peja, por nga klubi thonë të kundërtën

Sport

Gazeta Express

24/07/2022 17:38

Daniel Lekndrejaj njoftoi këtë të diel për largimin e tij nga KB Peja, aty ku luajti në sezonin e fundit. Mirëpo, e kundërta po thuhet nga klubi në fjalë.

Basketbollisti shqiptar, që ka edhe nënshtetësi të Kosovës, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, sot bëri të ditur se ka vendosur për ta vazhduar karrierën diku tjetër – shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Lekndrejaj u ankua për jo-korrektësi nga KB Peja, derisa potencoi se edhe ka pasur telashe me vonesën e pagave.

Njoftimi i plotë nga Daniel Lekndrejaj (pa ndërhyrje):

“Te dashur Shqiponja, te nderuar qytetare te Pejes,

Permes ketij postimi dua te ju informoj se kam vendosur qe karrieren time profesionale ta vazhdoj jashte qytetit tuaj te bukur dhe tejet mikprites PEJA. Arsyet qe quan ne kete vendim jane te shumta dhe nuk dua te ngarkoj aske me telashet qe jam perballur nder muaj sa isha aty, gja e cila edhe me penalizoj shpesh here per faktin se kurseja Klubin perkunder veshtiresive qe u perballa prej kohes kur erdha ne 2021, trysnise te kaloja tek Klubi qytetit tim ne Shkoder Vllaznia, telashet me pagesa te vonuara dhe trajtim jo korrekt ne raste te ndryshme kur edhe mu kerkua te leshoj apartmentin tim e deri tek mos konfirmimi i gatishmerise ose jo per t’vazhdu s’bashku te Peja edhe pas veres.

Ju kofirmoj me pergjegjesi te plote se kam refuzuar interesime e oferta nga shume Klube qe vinin ne adresen time per faktin se deshiroja te sqarohen gjerat me Pejen dhe te dija nese jam i deshiruar ende, e gatishmeria nuk me ka munguar as edhe nje sekond deri dite me pare kur mu shua edhe durimi per te pritur per ti zgjidhur keto ceshtje me KB PEJA.

Jam tejet falenderues per secilin ndaj jush dhe KB PEJA per kohen e kaluar dhe arritjet e perbashketa dhe jam mirenjohes perjete. Por disa gjera nuk bahen me zor dhe une nuk mund te penalizoj karrieren time pafundsisht kur gjanat nuk sqarohen ne menyre profesionale dhe lihem peng pafundsisht.

Krejt nfund besoj se keni pa prononcimet e Klubit ne media kur eshte folur qe jemi ne bisedime per te vazhduar por kjo gje nuk ka ndodhur kurre, edhe pse une pas perfundimit te sezonit te pare ne 5 mujorin e 2021, isha i lumtur qe Klubi aktivizoj mundesine e renovimit edhe per 5 mujorin e radhes ne 2022 qe ishte edhe sezoni i fundit i imi te Peja. Per sezonin e ri une as nuk kam marre oferte, e as nuk me jane paraqitur askush nga Klubi per te diskutuar me mua per kushtet e kontrates qe mund ti negocionim e te arrinim marrveshje. Per ma teper une kam pranu vetem me date 22 korrik se po me behet shlyerja e borxhit per te cilin kam pritur me muaj te tere por ne fakt edhe nese realizohet kjo pagese i bie qe ndaj meje po kryhen obligime te vonuara ne vleren t’55% e jo shuma totale sic e deshmo lehte kontrata, e sic e kam me deshmi edhe nga zyrtar te larte te Klubit dhe pergjegjes per kryerjen e pagave te lojtareve ku me asht premtu ne te shrume (komunikim me whatsapp) se kur pritet me u kry pagesa totale me 2 keste.

Se sa ka duru Daniel Lekndreaj per kto gjana e kam te deshmume ne secilin aspekt por une dua ti besoj vetem marreveshjes qe kemi pase e qe tashme obligimet e pergjegjesite e mija ndaj klubit jane kryer ne perpikmeri e jane te permbushuna sipas parashikimeve kontraktuale. Por deshira dhe dashunia per tifozat e Pejes me ka ba me prite tan kete periudhe kohore duke rreziku veten me shpresen qe do arrihet marreveshje me KB PEJA, gja e cila nuk ndodhi kurre deri tek po e shenoj kete status. Megjithate une nuk kam mundesi edhe po sikur deri tani do te merrenim vesh me klubin te vazhdoj ne ambient ku se kam as mundesine e te shprehurit ose komunikimit normal e profesional me perfaqesues te klubit.

Falenderus per jete ndaj Pejes e Shqiponjave!”.

Pas kësaj, ka pasuar reagimi i klubit basketbollistik “Peja”. Në reagimin e klubit thuhet se basketbollisti shkodran ka kontratë edhe për një sezon me kampionët e Ligës Unike.

Nga pejanët u tha se klubi ka shfrytëzuar të drejtën për të vazhduar bashkëpunimin me Lekndrejajn edhe për sezonin 2022/23, ashtu siç ishte e paraparë në kontratën paraprake.

“Verdhezinjtë” gjithashtu kanë bërë të ditur se kushdo që e dëshiron transferimin e Daniel Lekndrejajt, duhet të paguajë klauzolën e tij.

Reagimi i plotë nga KB Peja (pa ndërhyrje):

“KB Peja reagon ndaj deklarates se lojtarit të saj Danijel Lekndreaj.

Klubi njofton se momentin kur me punën tonë të madhe kemi arritur të sigurojmë pasaporten e Kosoves, ne kontratë ka qenë e paraparë vazhdimi me të ardhura të reja dhe me mundësi që klubi ta vazhdoj të njejten kontratë edhe për një sezonë tjetër.

Dhe këtë kontratë e ka përmbushur dhe gjithashtu ka shfrytëzuar të drejten e saj të vazhdoj kontratën edhe për një sezonë.

Por, siç duket lojtari në fjale ka kontaktuar klube të tjera duke nënshkruar kontratë me njërin nga ta, për çka është shkelje e kontratës.

Danijeli gjatë kohës si lojtar i joni, edhe kur është paraqitur si lojtar i huaj (edhe pse ka pas minutazh shumë te limituar) edhe pasi eshte pajisur me pasaport, tek ne është trajtuar me shumë dashuri dhe respekt, si nga Klubi, tifozët e edhe sponzorët. Mbetet i pakuptimtë mllefi i tij i shfaqur ne deklaratë!

Por, Danijeli mbetet lojtar i KB Peja dhe kushdo që është i interesuar për shërbimet e tij, duhet të paguaj klauzolen dhe të transferoj lojtarin.

Për këtë e kemi njoftuar lojtarin dhe agjentin e tij”.

Vlen të theksohet se KB Bashkimi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje në parim me Daniel Lekndrejajn, mirëpo mbetet të shihet në vazhdim se si do të zgjidhet situata e tij. /Gazeta Express/