Leka Podvorica, shqiptaro-amerikani që po shkëlqen në futbollin portugez - Gazeta Express
string(71) "leka-podvorica-shqiptaro-amerikani-qe-po-shkelqen-ne-futbollin-portugez"

Sport

Gazeta Express

15/01/2026 19:58

Leka Podvorica, shqiptaro-amerikani që po shkëlqen në futbollin portugez

Sport

Gazeta Express

15/01/2026 19:58

Futbolli evropian sot kërkon profesionistë të kompletuar, dhe një nga emrat e rinj që po shquhet në këtë nivel është Leka Podvorica, futbollist shqiptaro-amerikan i lindur në New York në 2008.

Podvorica aktivizohet aktualisht në U19 të FC Famalicão në Portugali, një nga akademitë më konkurruese të futbollit të të rinjve në Evropë.

Mbrojtës me fleksibilitet të lartë, Leka luan kryesisht si qendërmbrojtës, por mund të aktivizohet edhe si mesfushor mbrojtës, duke i dhënë skuadrës mundësi taktike të ndryshme.

Rrugëtimi i tij ka kaluar përmes MLS NEXT në SHBA dhe adaptimi i shpejtë në Portugali e ka bërë të aktivizohet mbi grupmoshën e tij, duke stërvitur edhe me U23.

Ai ka marrë pjesë së fundmi në një turne ndërkombëtar prestigjioz në Marok, ku Famalicão U19 përballoi akademi si PSG, River Plate, Girona, Udinese dhe Crystal Palace. Leka u dallua për qetësinë në lojë, aftësitë taktike dhe prezencën fizike, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të grupit.

Në nivel kombëtar, Podvorica përfaqëson Kosovën U16, ku ka regjistruar paraqitje të shquara, përfshirë një gol në turneun e UEFA-s në Tiranë në mars 2024.

Përshtypja që lë Leka me kombëtaren e tij dhe performancat e shkëlqyera në Portugali e kanë bërë një nga yjet më të rinj me potencial të madh për të ardhmen.

Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që Leka Podvorica të bëjë hapin e madh në një klub evropian gjatë verës së ardhshme, si pjesë e rrugës së tij drejt futbollit elitar. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement