Shumë yje të basketbollit u mblodhën në Greqi për eventin “Board of Greatness” të organizuar nga Jordan Brand, i cili u mbajt në Athinë.
Figura më ikonike e pranishme nuk ishte askush tjetër përveç legjendës së NBA-së, Michael Jordan, i konsideruar gjerësisht si basketbollisti më i madh i të gjitha kohërave, i cili zgjati qëndrimin e tij në Greqi gjatë pushimeve në Spetses.
Vizita e tij doli të ishte e paharrueshme më shumë për disa, sesa për vete tifozët e basketbollit.
Sipas Greek City Times, thuhet se Jordan la një bakshish të pabesueshëm prej 10,000 eurosh në një nga vendet më të mira për të ngrënë në Greqi, restorantin e njohur Papaioannou.
Menuja speciale për këtë rast thuhet se u hartua nga vetë shefi i kuzhinës George Papaioannou, në nder të MJ, përcjell tch
I impresionuar thellësisht nga ushqimi dhe mikpritja, Jordan la bakshishin bujar, duke e bërë mbrëmjen vërtet të paharrueshme për stafin e restorantit.