LeBron James, sportisti që fyhet më së shumti në Twitter: 110811 më shumë se Cristiano Ronaldo - Gazeta Express
string(92) "lebron-james-sportisti-qe-fyhet-me-se-shumti-ne-twitter-110811-me-shume-se-cristiano-ronaldo"

Basketboll

Gazeta Express

09/07/2021 21:19

LeBron James, sportisti që fyhet më së shumti në Twitter: 110811 më shumë se Cristiano Ronaldo

Basketboll

Gazeta Express

09/07/2021 21:19

Qëndrime e tij politike duket se kanë rritur abuzimin dhe fyerjet karshi yllit të LA Lakers

LeBron James mund të jetë njëri prej sportistëve më të dashur në planet, por pavarësisht popullaritetit të tij, ylli i LA Laker është njëri prej sportistëve që abuzohet e fyhet më së shumti në Twitter.

Lexo Edhe:

James ka 49.8 milionë ndjekës në Twitter dhe është jashtëzakonisht aktiv në këtë platformë të rrjeteve sociale. Këtë sezon, megjithatë, James nuk ishte në gjendje t’i dërgojë Lakers në finale të NBA, pasi që ata u mposhtën nga Phoenix Sans në Konferencën e Perëndimit në finalet e para të raundit të parë.

Të dhanat janë publikuar nga Pickwise dhe kanë treguar që James ka marrë 122568 mesazhe në Twitter nga qershori 2020 deri në qershorin 2021 të cilat përmbajnë gjuhë abuzive dhe fyese. Kjo i bie që janë rreth 336 mesazhe abuzive në ditë.

Në vendin e dytë është Marcus Rashford i cili ka marrë 32 328 mesazhe të tilla në të njëjtën periudhë. Cristiano Ronaldo ka marrë 11 757 mesazhe fyese dhe abuzive, 110811 më pak se LeBron James. Tom Brady është i treti në listë ku ka marrë 28151 të tilla. /GazetaExpress/