LDK pas pezullimit të kontratës për tiketën 5 euro: Qeveri e praktikantëve - Gazeta Express
string(73) "ldk-pas-pezullimit-te-kontrates-per-tiketen-5-euro-qeveri-e-praktikanteve"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2021 13:59

LDK pas pezullimit të kontratës për tiketën 5 euro: Qeveri e praktikantëve

Lajme

Gazeta Express

22/07/2021 13:59

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas pezullimit të kontratës për tiketë ngjitëse nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, duke e quajtur qeverinë Kurti si qeveri e praktikantëve, raporton Gazeta Express.

LDK përmes këtij reagimi ka thënë se pezullimi i pagesës prej pesë eurove është pjesë e një procesi të dyshimtë.

Lexo Edhe:

“Anulimi i pagesës prej 5 eurove, pjesë e një procesi të dyshimtë është përfundim i vetëm logjik. Gjithsesi, nënshkrimi i kontratës fillimisht e më pas anulimi i saj – pas presionit publik – me pretekstin që duhet bërë analizë, tregon se sa të papërgatitur e joprofesionistë janë anëtarët e Qeverisë së Praktikantëve”, thuhet në reagim.

LDK tutje tha se përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi duke i bërë thirrje prokurorisë që ta hetojë procesin.

“Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Mbi të gjitha, Lidhja Demokratike e Kosovës fton Prokurorinë që të hetojë gjithë procesin në fjalë dhe dëmet eventuale financiare që mund të krijohen nga një aferë e aventurë e tillë”, thuhet tutje.