LDK merr masa pas zhvillimeve të djeshme, ia bën obligative Grupit Parlamentar respektimin e vendimeve te partisë - Gazeta Express
string(112) "ldk-merr-masa-pas-zhvillimeve-te-djeshme-ia-ben-obligative-grupit-parlamentar-respektimin-e-vendimeve-te-partise"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 14:10

LDK merr masa pas zhvillimeve të djeshme, ia bën obligative Grupit Parlamentar respektimin e vendimeve te partisë

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 14:10

Pas Kuvendit të jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës ku u konfirmua kryetari Lumir Abdixhiku, Kuvendi i partisë ka nxjerrë disa vendime përmes së cilave obligon Grupin Parlamentar për të respektuar vendimet e partisë.

Masat u morën pas zhvillimeve në LDK ku u një pjesë e delegatëve dorëzuan nënshkrime për mbajtjen e Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut, por shumica votoi për qëndrimin e tij në krye të partisë.

Sidoqoftë, deputetët e Grupit Parlamentar kanë qëndrime të ndryshme mbi një marrëveshje të mundshme me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në pikën e parë, Kuvendi thotë: “Kuvendi përcakton si orientim parësor politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës angazhimin për stabilitet institucional, funksionalizimin e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale”.

Një pikë tjetër për të cilën ka marrë vendim Kuvendi bën fjalë për “respektimin dhe zbatimin e vendimeve të shumicës”.

“Të gjithë anëtarët, zyrtarët, të zgjedhurit dhe përfaqësuesit e LDK-së obligohen t’i respektojnë dhe t’i zbatojnë vendimet e miratuara nga organet kompetente të Partisë, në përputhje me Statutin, përfshirë dhe këtë të sotmin”.

LDK ka publikuar të gjitha vendimet e marra dje:

Advertisement
Advertisement
Advertisement